Trajnim për Inteligjencën Artificiale për MEPSO në Shkup

22/07/2026

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimin me institucionet dhe kompanitë lidere në rajon përmes ofrimit të trajnimeve profesionale me fokus në transformimin digjital.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, UBT realizoi me sukses fazën e parë të programit të trajnimeve për MEPSO – Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Maqedonisë së Veriut, me temë Inteligjenca Artificiale (Artificial Intelligence).

Trajnimi u mbajt në Shkup nga Dr. Besnik Skenderi, i cili prezantoi konceptet themelore dhe të avancuara të Inteligjencës Artificiale, aplikimet praktike të saj në mjedisin profesional, si dhe mënyrat e integrimit të mjeteve të AI në proceset e punës për rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit.

Ky trajnim përfaqëson fazën e parë të programit të zhvillimit profesional. Në fazën e dytë, pjesëmarrësit do të ndjekin trajnimin Menaxhimi i Projekteve (Project Management), me fokus në planifikimin, organizimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve sipas praktikave dhe standardeve ndërkombëtare.

UBT mbetet i përkushtuar në ofrimin e programeve të avancuara të trajnimit, të cilat mbështesin zhvillimin e kompetencave profesionale dhe transformimin digjital të organizatave.