Rangimi prestigjioz Times Higher Education 2026 konfirmon UBT-në si lider në arsimin e lartë dhe zhvillimin e qëndrueshëm
17/07/2026Rangimet ndërkombëtare vazhdojnë ta pozicionojnë UBT-në si institucionin lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe si institucioni më i suksesshëm në rajon. Përmes ekselencës në arsim, shkencë, teknologji, inovacion dhe ndikimit në shoqëri, UBT ka forcuar edhe më tej reputacionin e tij global, gjë që është dëshmuar edhe në rangimet e fundit në Times Higher Education Impact Rankings 2026, një nga vlerësimet më prestigjioze në botë për universitetet.
Ky rangim vlerëson jo vetëm cilësinë akademike, por edhe ndikimin real të institucioneve në shoqëri, ekonomi, mjedis dhe inovacion.
Në edicionin e vitit 2026, UBT është renditur në grupin 801–1000 të institucioneve me ndikimin më të madh në botë, duke konfirmuar rolin e tij si një kontribuues aktiv në adresimin e sfidave globale.
Një tregues tjetër domethënës i këtij vlerësimi është fakti se UBT është vlerësuar në të 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke dëshmuar se ndikimi i tij shtrihet në një gamë të gjerë fushash – nga arsimi, shkenca dhe inovacioni, deri te mbrojtja e mjedisit, zhvillimi ekonomik dhe përfshirja sociale.
Ndër rezultatet më të mira, UBT i ka arritur në SDG 6, SDG 7, SDG 9, SDG 13 dhe SDG 15 (301–400), fusha që lidhen me menaxhimin e qëndrueshëm të ujit, energjinë e pastër, industrinë dhe inovacionin, veprimin për klimën dhe mbrojtjen e ekosistemeve tokësore.
UBT ka arritur rezultate të dukshme në këto fusha:
- SDG 1 dhe SDG 2 – lufta kundër varfërisë dhe urisë (201–300)
- SDG 3 – shëndet dhe mirëqenie (601–800)
- SDG 4 – arsim cilësor (1001+)
- SDG 5 – barazi gjinore (801–1000)
- SDG 6 – ujë i pastër dhe kanalizime (301–400)
- SDG 7 – energji e pastër (301–400)
- SDG 8 – punë dinjitoze dhe rritje ekonomike (601–800)
- SDG 9 – industri, inovacion dhe infrastrukturë (301–400)
- SDG 10 – reduktim i pabarazive (601–800)
- SDG 11 – qytete dhe komunitete të qëndrueshme (401–600)
- SDG 12 – konsum dhe prodhim i përgjegjshëm (401–600)
- SDG 13 – veprim për klimën (301–400)
- SDG 14 – jeta nën ujë (401+)
- SDG 15 – jeta tokësore (301–400)
- SDG 16 – paqe, drejtësi dhe institucione të forta (601–800)
- SDG 17 – partneritete për qëllimet (1001–1500)
Rangimet në Times Higher Education Impact Rankings 2026 konfirmojnë edhe një herë rolin e UBT-së si një institucion lider në rajon, i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe ndikim real në shoqëri.
