Global UBT Fest 2026 sjell Akademinë Verore të Arkitekturës “Neo Habitat” me fokus në arkitekturë dhe qytete të qëndrueshme

12/06/2026

UBT do të organizojë Akademinë Verore të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në vazhdën e aktiviteteve të Global UBT Fest 2026, me titull “Neo Habitat: Rimendimi i hapësirës urbane, arkitekturës dhe trashëgimisë”.

Akademia Verore e Arkitekturës përfaqëson një platformë të rëndësishme akademike dhe profesionale, e cila synon të bashkojë studentë, ekspertë dhe akademikë nga fusha e arkitekturës, urbanizmit dhe dizajnit, duke ofruar qasje bashkëkohore në zhvillimin e hapësirave të qëndrueshme dhe inovative.

Programi i këtij viti do të zhvillohet përmes moduleve tematike si:

  • Trashëgimia Arkitektonike dhe Restaurimi
  • Planifikimi dhe Dizajni Urban
  • Arkitektura dhe Efiçienca

Akademia do të mbahet nga data 06 – 13 korrik 2026, në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan.

Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me universitete partnere, përfshirë Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, duke forcuar dimensionin ndërkombëtar të programit dhe shkëmbimin akademik rajonal.

Pjesëmarrësit e Akademisë Verore do të përfitojnë certifikatë pjesëmarrjeje.

UBT thekson se Akademia Verore “Neo Habitat” synon të nxisë mendimin kritik, kreativitetin dhe inovacionin në arkitekturë, duke krijuar një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës profesionale, në përputhje me standardet më të avancuara evropiane.

Shënim: Agjenda mund të pësojë ndryshime eventuale, për të cilat pjesëmarrësit do të njoftohen me kohë.