Nga UBT në Kinë: Studenti Arbër Smajli trajnohet në teknikat kineze të trajtimit fizioterapeutik

18/05/2026

Studenti i programit Master në Shëndet dhe Aktivitet Fizik në UBT, Arbër Smajli, ka përfunduar me sukses një trajnim profesional ndërkombëtar në Kinë, duke u specializuar në fushën e akupunkturës, chiropractic, terapisë manuale dhe metodave tradicionale kineze të rehabilitimit.

Ky trajnim avancues i ka mundësuar atij të fitojë njohuri praktike dhe profesionale mbi teknikat bashkëkohore të trajtimit fizioterapeutik, të cilat po aplikohen gjithnjë e më shumë në qendrat moderne rehabilituese në nivel global.

Përmes këtij specializimi, Arbër Smajli bëhet ndër të parët profesionistë të rinj në Kosovë që sjell një kombinim të metodave tradicionale kineze dhe qasjeve moderne terapeutike, me fokus në rehabilitimin funksional, trajtimin e dhimbjeve muskulare dhe neurologjike, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.

Ky sukses dëshmon përkushtimin e studentëve të UBT drejt avancimit profesional dhe ndërkombëtarizimit të dijes, duke sjellë praktika inovative dhe eksperienca globale në shërbim të komunitetit dhe sektorit të shëndetësisë në Kosovë.