Rektori Edmond Hajrizi takoi Wesley Clark Jr., djalin e gjeneralit Wesley Clark
03/05/2026Rektori Edmond Hajrizi zhvilloi një takim të veçantë me Wesley Clark Jr., djalin e gjeneralit Wesley Clark, ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë.
Gjatë takimit, Rektori Hajrizi theksoi se paqja, liria dhe prosperiteti i Kosovës mbartin edhe trashëgiminë e familjes Clark, duke vlerësuar rolin vendimtar të gjeneralit Wesley Clark në udhëheqjen dhe mbështetjen për çlirimin e vendit.
Rektori Hajrizi e ftoi Clark Jr. për një vizitë zyrtare në UBT, duke shprehur gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimeve të ardhshme në fusha me interes të përbashkët.
Nga ana e tij, Wesley Clark Jr. shprehu përshtypje shumë pozitive për zhvillimin dhe arritjet e Kosovës, si dhe për mundësitë që vendi ofron sot në aspektin ekonomik dhe shoqëror.
Takimi u zhvillua në kuadër të një darke të organizuar nga Vehbi Bajrami, ndërmarrës, editor dhe veprimtar i shquar i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributi i tij i vazhdueshëm në forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane u vlerësua si i jashtëzakonshëm, duke theksuar se me patriotë të tillë, e ardhmja e kësaj miqësie mbetet e sigurt.
