Studentët e programit Real Estate në UBT përfitojnë nga ekspertiza ndërkombëtare në arkitekturën e qëndrueshme
24/04/2026Në kuadër të lëndës “Arkitektura e Qëndrueshme”, të udhëhequr nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, u mbajt një ligjëratë nga Prof. Ass. Dr. David Collins, Innovation Manager në NTNU Norwegian University of Science and Technology dhe pjesë e FME ZEN Research Centre on Zero Emission Neighbourhoods in Smart Cities.

Gjatë ligjëratës, ai ndau përvojën e tij në aplikimin e Life Cycle Costing (LCC) në ndërtesat e qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e analizës afatgjatë të kostos në vendimmarrjen për projekte më efikase dhe më të qëndrueshme. Duke u mbështetur në përvojën e tij kërkimore dhe profesionale, përfshirë vlerësimin si “European Researcher of the Year” nga European Facilities Management Network EuroFM, ai solli një perspektivë që lidh kërkimin shkencor me praktikën dhe inovacionin në fushën e ndërtimit dhe qyteteve inteligjente.
Ligjërata ofroi një kontribut të vlefshëm për studentët, duke i ekspozuar ata ndaj praktikave bashkëkohore dhe zhvillimeve më të fundit në arkitekturën e qëndrueshme dhe menaxhimin e ndërtesave.

