Studentja e Agrikulturës në UBT, Sihana Bokshi, pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi
23/04/2026Studentja e Fakultetit të Agrikulturës me Mjedis, niveli master, në UBT, Sihana Bokshi, tashmë prej një viti është e angazhuar profesionalisht në Food and Agriculture Organization of the United Nations (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi), ku mban rolin e agronomes.
Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e saj dhe një dëshmi e cilësisë së përgatitjes akademike që ofron UBT në fushën e bujqësisë dhe mjedisit. Përfshirja e studentëve të UBT-së në organizata ndërkombëtare si FAO tregon nivelin e lartë të profesionalizmit dhe përgatitjes praktike që ata fitojnë gjatë studimeve.
Angazhimi i Sihanës në një nga organizatat më të rëndësishme globale që operon në Kosovë është një shembull frymëzues për studentët e tjerë, duke dëshmuar se përkushtimi dhe edukimi cilësor hapin dyert drejt institucioneve prestigjioze ndërkombëtare.
UBT vazhdon të mbështesë studentët e saj në ndërtimin e karrierës dhe në krijimin e lidhjeve me tregun e punës, duke kontribuar në zhvillimin profesional të gjeneratave të reja dhe në avancimin e sektorit të bujqësisë dhe mjedisit në vend.


