Vendi i parë për studentët e UBT në Pristina Healthcare Hackathon

07/04/2026

Studentët e Shkencave Kompjuterike ne UBT kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar vendin e parë në Pristina Healthcare Hackathon, një event i organizuar në kuadër të projektit ndërkombëtar Integrated Health Services (IHS), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe partnerë zviceranë si Swiss TPH.

Ekipi i përbërë nga Diell Govori, Lorik Jashari, Abdullah Murati dhe Ylber Govori krijoi një zgjidhje inovative në Virtual Reality (VR), duke ndërtuar një eksperiencë interaktive që pasqyron jetën reale të pacientëve me sëmundje kronike.

Përmes historive personale dhe elementeve vizuale, projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të forcojë empatinë ndaj pacientëve. Projekti u prezantua para një jurie ndërkombëtare, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi.