Kosova përfaqësohet për herë të parë në Kongresin e 40-të të Federatës Evropiane të studentëve të Psikologjisë në UBT
31/03/2026Kosova është përfaqësuar për herë të parë në Kongresin e 40-të të European Federation of Psychology Students’ Associations, nga studentet Leonitë Osmani dhe Liadë Shabani.

Të dyja studentet kanë përfunduar studimet Bachelor në Psikologji në UBT dhe aktualisht janë duke vazhduar studimet në nivelin Master, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm historik për përfaqësimin e vendit tonë në këtë kongres prestigjioz ndërkombëtar.
Përveç angazhimit akademik, ato po përfaqësojnë me dinjitet edhe vlerat e Kosovës, duke prezantuar kulturën dhe mikpritjen shqiptare në një platformë ndërkombëtare të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave në fushën e psikologjisë.