UBT përfaqësohet në Konferencë Ndërkombëtare Shkencore në Sevilla, Spanjë

02/03/2026

Prof. Dr. Demokrat Nuha nga Fakulteti i Biokimisë Mjekësore në UBT merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Action Scientific Meeting 2026 – Four Years of FeSImmChemNet: Latest Discoveries and the Outlook” në Universitetin e Sevillas, Spanjë.

Prof. Dr. Demokrat Nuha po merr pjesë në takimin shkencor ndërkombëtar “Action Scientific Meeting 2026 – Four Years of FeSImmChemNet: Latest Discoveries and the Outlook”, i cili po mbahet në Universitetin e Sevillas në Spanjë. Ky event organizohet në kuadër të COST Action, i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe mbledh studiues nga universitete dhe institute prestigjioze evropiane për të diskutuar zbulimet më të fundit në fushën e kimisë mjekësore.

Gjatë konferencës, Prof. Nuha po prezanton punimin e tij shkencor me titull: “New Chlorophenyl- and Chlorophenoxy-Linked Azole Derivatives: Synthesis, Enzyme Modulation Profiles, and Structure-Based Insights Toward Neurodegenerative Targets”, i cili fokusohet në sintezën e komponimeve të reja bioaktive dhe potencialin e tyre në trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Pjesëmarrja në këtë takim ndërkombëtar, i zhvilluar në ambientet akademike të Universitetit të Sevillas, ofron një mundësi të rëndësishme për shkëmbim shkencor, bashkëpunime të reja kërkimore dhe promovim të punës akademike të UBT-së në arenën ndërkombëtare. Me këtë aktivitet, UBT vazhdon të dëshmojë angazhimin e saj në kërkimin shkencor dhe kontributin në zhvillimin e shkencës dhe inovacionit në nivel evropian.