Nga studimet në UBT drejt suksesit në media – Argjenda Krasniqi bëhet pjesë e televizionit Kanal 10

27/02/2026
Argjenda Krasniqi, ish-studente e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, sot është një shembull frymëzues i arritjeve në fushën e medias. Gjatë studimeve në UBT, Argjenda zhvilloi aftësi në raportim dhe komunikim, duke u përgatitur për profesionin e gazetarisë.

Pas përfundimit të studimeve, ajo nisi karrierën e saj në portalin Kosovapress dhe më pas iu bashkua televizionit Kanal 10, ku sot, me përkushtim dhe profesionalizëm, kontribuon me storie dhe raportime me ndikim për publikun.

Rrugëtimi i saj dëshmon se angazhimi dhe përgatitja akademike janë themel i suksesit profesional. UBT vazhdon të mbështesë studentët në zhvillimin e tyre drejt tregut të punë.