Vazhdojnë trajnimet në fushën e teknologjisë informative dhe të telekomunikimit

31/03/2016

Akademia Ekzekutive e UBT-së për Zhvillim Profesional ka vazhduar me grupin e radhës për trajnimin në fushën e teknologjisë informative dhe të telekomunikimit, respektivisht në trajnimin për zhvillim dhe dizajnim të webit.

 

Këtë radhë, një interesim i madh ka qenë nga kandidatët që vijnë nga industria e teknologjisë informative, respektivisht individë të punësuar në fushat përkatëse.

 

Pjesëmarrësit në trajnim do të aftësohen për mënyrën e dizajnimit të ueb-faqeve, përdorimit të HTML 5 dhe CSS3, si dhe instalimin, konfigurimin dhe përdorimin e platformave të gatshme për menaxhim të përmbajtjeve (CMS), siç është WordPress.

 

Pjesëmarrësit në trajnime janë nga profile të ndryshme, gjë që e bën trajnimin më atraktiv me diskutimet dhe idetë që do të dalin gjatë projekteve të tyre.

 

UBT është e përkushtuar që të ofrojë mundësitë e zhvillimit profesional për të gjithë të interesuarit në qendrat e tij në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe në Kampusin Inovativ në Lipjan.

 

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen testit dhe do të pajisen me certifikata.