Koncerti i Fakultetit të Muzikës Moderne dhe Produksionit Digjital sjell kreativitetin e studentëve
29/01/2026Në Sallën e Koncerteve të UBT-së, u zhvillua koncerti i Fakultetit të Muzikës Moderne, Produksionit Digjital dhe Menaxhmentit, një ngjarje që nxori në pah talentet e studentëve dhe frymëzimin krijues të brezit të ri të artistëve. Ngjarja shërbeu si platformë prezantuese për të ekspozuar rezultatet e punës akademike dhe artistike të studentëve gjatë semestrit, duke përfshirë interpretime instrumentale, vokale dhe projekte të audioproduksionit.

Koncerti u hap me performancën e Korit të UBT-së, duke interpretuar këngën “Creep” nën drejtimin e dirigjentes Prof. Lindita Isufi, me shoqërimin në piano nga Ledian Shala. Më pas, të pranishmit u njohën me një seri interpretimesh nga studentë të ndryshëm:
- Vesa Xhara, viti II, Kompozim, klasa e Prof. Liburn Jupolli, performoi një duet për klarinet, të realizuar nga Sunaj Qerimi dhe Rinor Hasimi.
- Ledian Shala, viti III, klasa e Prof. Klevis Gjergji, interpretoi Etuden Op.25 No.11 “Winter Wind” nga F. Chopin.
- Blerta Mulolli, viti III, klasa e Prof. Adelina Thaqi-Meta, solli këngën “Through My Soul” nga Enlly Blue.
- Bleta Hamza, viti III, klasa e Prof. Luan Durmishi, performoi “So Easy” nga Olivia Dean.
- Eda Lecaj, viti III, klasa e Prof. Adelina Thaqi-Meta, interpretoi “The One That Got Away” nga Katy Perry.
- Yllka Dema, viti III, klasa e Prof. Luan Durmishi, prezantoi këngën “Oscar Winning Tears” nga Raye.
- Orges Morina, viti III, në Këngëshkrim për këngëtarë, klasa e Prof. Liburn Jupolli, solli kompozimin origjinal “Tu Ndryshu”.
- Petrit Dragidella, viti II, Audioproduksion, interpretoi “Electric Overture” nga Petro Marko.
- Ernes Sopi, viti III, Audioproduksion, prezantoi “Çdo Natë” nga Leyla.
- Blend Fejza, viti III, Audioproduksion, performoi këngën “Dashni”.
Një pjesë e veçantë e koncertit ishte edhe performanca e bendit të studentëve, ku Shend Xhini (Bateri), Ledian Shala (Piano), Rilind Ramushi (Kitare) dhe Dukagjin Muhaxheri (Saksofon) shfaqën energjinë dhe kreativitetin e tyre muzikor, duke plotësuar atmosferën artistike të ngjarjes.
Ky koncert është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Fakultetit të Muzikës Moderne, Produksionit Digjital dhe Menaxhmentit për të ofruar studentëve një përvojë praktike dhe prezantuese, duke i përgatitur ata për sfidat e industrisë së muzikës dhe prodhimit digjital, si dhe për të nxitur kreativitetin dhe inovacionin në çdo nivel akademik.






