
UBT jep donacion për projektin Streho edhe ti
16/01/201615 janar. – UBT ka vazhduar edhe këtë vit me dhënien e ndihmës për qytetarët në nevojë.
Pas një varg aktivitetesh në ndihmë për njerëzit që kanë nevojë për dorën e ndihmës, të ndërmarra viteve të shkuara, sivjet UBT ka dhënë një donacion për organizatën joqeveritare “SHPRK”, me seli në Prishtinë.
Donacioni i UBT-së përfshin kontributin për realizimin e projektit “Streho edhe ti”, qëllimi i të cilit është strehimi i familjeve në territorin e Republikës së Kosovës.