Studentet e UBT-së, Valëjeta Isufi dhe Agnesa Rexhepi përfituese të bursave nga Fondacioni “Shqipe Luzha Heroi”

24/12/2025

Në ambientet e UBT-së, Fondacioni “Shqipe Luzha Heroi” në bashkëpunim me UBT ka shpallur fitueset e dy bursave për studime të nivelit Bachelor në programet e Inxhinierisë. Përfituese të këtyre bursave janë studentet Valëjeta Isufi dhe Agnesa Rexhepi, të cilat u vlerësuan për suksesin e tyre akademik dhe përmbushjen e kritereve të konkursit.

Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin sekretari i UBT-së, Prof. Dr. Artan Tahiri, dhe Ismije Pllana, ndërsa nga Fondacioni ishin Zana Heroi Gashi dhe Kushtrim Puka.

Përmes kësaj nisme, Fondacioni “Shqipe Luzha Heroi” dhe UBT synojnë të fuqizojnë kapacitetet akademike dhe profesionale të të rinjve, duke krijuar mundësi konkrete për zhvillim dhe avancim në karrierë.

Fondacioni “Shqipe Luzha Heroi” dhe UBT mbeten të përkushtuar në krijimin e mundësive të reja për studentët e dalluar, duke investuar në dije, talent dhe të ardhmen profesionale të gjeneratave të reja.