Rektori Hajrizi merr pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar në CERN

18/12/2025

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar me temën “Kontributi i Shkencës në Impaktin Social”, i cili po mbahet në CERN – Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (the European Organization for Nuclear Research), në Gjenevë.

Ky simpozium i nivelit të lartë mbledh shkencëtarë, akademikë dhe liderë institucionalë nga e gjithë bota, për të diskutuar rolin e shkencës dhe inovacionit në adresimin e sfidave shoqërore dhe zhvillimin e qëndrueshëm global.

Gjatë qëndrimit në CERN, Rektori Hajrizi realizoi edhe vizita në disa nga njësitë më të rëndësishme shkencore të kësaj qendre prestigjioze, përfshirë eksperimentin ATLAS dhe Synchrocyclotron, të cilat përfaqësojnë bazën e kërkimeve më të avancuara në fizikën bërthamore dhe teknologjitë e larta.