UBT organizoi tryezën e rrumbullakët “Trashëgimia kulturore evropiane” në kuadër të projektit Jean Monnet AKIL-EU

01/12/2025

Në kuadër të projektit Jean Monnet AKIL-EU Jean Monnet, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së u zhvillua tryeza e rrumbullakët me temë: “Trashëgimia kulturore evropiane”.
Në këtë aktivitet morën pjesë studentë dhe profesorë të UBT-së, të cilët kontribuan me diskutime të vlefshme rreth rolit dhe rëndësisë së trashëgimisë kulturore evropiane.

Tryeza u drejtua nga Prof. Asoc. Dr. Manjola Zaçellari, koordinatore e projektit AKIL-EU, e cila udhëhoqi diskutimin, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes akademike në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore evropiane.

Gjatë aktivitetit u shkëmbyen ide dhe përvoja, duke nënvizuar rolin e trashëgimisë kulturore si element thelbësor i identitetit dhe zhvillimit evropian.