UBT akreditohet si qendër ndërkombëtare trajnimi për ITIL® nga PeopleCert

18/11/2025

UBT është certifikuar zyrtarisht si Accredited Training Organization nga organizata globale PeopleCert, duke marrë të drejtën për të ofruar programe trajnimi dhe certifikimi për kursin ITIL® 4 Foundation in IT Service Management.

Ky akreditim ndërkombëtar konfirmon se UBT i përmbush në tërësi standardet, rregulloret dhe kriteret strikte të PeopleCert, institucionit më të madh në botë për certifikimet profesionale në IT dhe menaxhim shërbimesh.

Kjo e vendos institucionin në një pozitë të privilegjuar në tregun e edukimit në rajon, duke u bërë një nga qendrat në Kosovë e më gjerë që ofron trajnime zyrtare të licencuara për ITIL® – metodologjinë kryesore botërore për menaxhimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit.

ITIL® (Information Technology Infrastructure Library) është qasja më e përdorur në botë për menaxhimin e shërbimeve të IT-së, e cila u mundëson organizatave të:

  • rrisin efikasitetin e proceseve,
  • përmirësojnë cilësinë e shërbimeve,
  • ulin kostot operative,
  • standardizojnë punën në departamentet e IT-së,
  • dhe të rrisin kënaqësinë e përdoruesve.

Me ofrimin e këtij programi, UBT synon të përgatisë profesionistë të aftë të përballen me kërkesat në rritje të industrisë së teknologjisë, si në tregun vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.