
Studenti Ledian Shala fiton Çmimin e Tretë në “Singapore International Music Competition”
05/11/2025Studenti i Fakultetit të Arteve në UBT, Ledian Shala, ka shënuar një arritje të madhe ndërkombëtare duke fituar Çmimin e Tretë në “4th Singapore International Music Competition” Kategoria F.
Ky vlerësim prestigjioz dëshmon për talentin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e muzikës. Arritjet e shumta të kësaj vere e bëjnë Ledionin një shembull frymëzues të studentëve që përfaqësojnë me dinjitet UBT-në në arenën ndërkombëtare.
Një rol të rëndësishëm në këtë sukses ka dhënë edhe prof. Klevis Gjergji, përmes mbështetjes së vazhdueshme dhe punës së tij të përkushtuar në formimin artistik të studentëve dhe në përfaqësimin dinjitoz të UBT-së në arenën botërore të muzikës.
Ky sukses tregon nivelin e lartë të përgatitjes artistike që ofron Fakulteti i Arteve në UBT dhe përkushtimin për të zhvilluar gjenerata të reja krijuesish dhe interpretuesish që spikasin në skenat ndërkombëtare.