
UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Thesalisë në Greqi
28/10/2025UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Thesalisë në Greqi, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve prestigjioze të arsimit të lartë në rajon.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Rektori i Universitetit të Thesalisë, Prof. Charalampos Billinis.
Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është promovimi i shkëmbimeve ndërkombëtare, rritja e bashkëpunimit shkencor dhe zhvillimi i arsimit të lartë dhe kërkimit në fusha me interes të përbashkët.
Në këtë marrëveshje do të përfshihen aktivitete të përbashkëta kërkimore, shkëmbim të stafit akademik dhe studiuesve, shkëmbim të studentëve dhe doktorantëve, si dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta në nivelin Master.