Përfaqësuesi i FMN-së, z.Ruud Vermeulen mbajti ligjëratë tematike në UBT
20/11/2015Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Republikën e Kosovës, z.Ruud Vermeulen mbajti një ligjëratë tematike para studentëve të UBT-së, në kuadër të ligjëratave tematike që zhvillohen në këtë institucion të arsimit të lartë.
Z. Vermeulen shpalosi para studentëve aspekte të punës së FMN-së, institucionit prestigjioz ndërkombëtar, anëtar i të cilit është Republika e Kosovës.
Me theks të veçantë, ai foli për rolin dhe kontributin që jep FMN në ndihmë institucioneve të vendit tonë në fushën e ekonomisë, duke qenë në të shumtën e rasteve një rregullator pozitiv për politikat dhe projektet kosovare në fushën e ekonomisë dhe të financave.
Pas ligjëratës u zhvillua një debat i frytshëm, në të cilin morën pjesë studentë dhe profesorë të UBT-së.