Rektori Hajrizi në takim me drejtuesit e Shkollës së Aviacionit, SevenAir

18/10/2025

Në një takim të rëndësishëm, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe z. Alexandre Alves, Administrator i Shkollës së Aviacionit SevenAir, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Fokus i veçantë ishte instalimi i avionëve simulues në Kosovë, si dhe certifikimi dhe trajnimet profesionale për mirëmbajtjen e avionëve.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij programi të përbashkët, i cili do të ndihmojë në përgatitjen e pilotëve të rinj në përputhje me kërkesat e mëdha të tregut të punës në këtë profesion të fisnik.

Ndërkohë, z. Alves shprehu interesin e tij dhe të kompanisë SevenAir për të krijuar një marrëdhënie specifike me UBT në fushën e aviacionit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve aeronautike, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të sjellë rezultate të jashtëzakonshme!