Antigona Thaqi, shembull frymëzues i suksesit të studentëve të Stomatologjisë në UBT

06/10/2025

Ish-studentja e programit të Stomatologjisë në UBT, Antigona Thaqi, ka filluar karrierën e saj në Klinikën Orofaciale “Endi Dent” në Prizren, ku tani kontribuon aktivisht në ofrimin e shërbimeve stomatologjike me cilësi të lartë.

Gjatë studimeve në UBT, Antigona zhvilloi edhe aftësitë praktike të domosdoshme për t’u përballur me sfidat reale të profesionit. Përkushtimi, disiplina dhe pasioni për stomatologjinë e kanë bërë atë një profesioniste, duke ndihmuar pacientët me përkushtim dhe profesionalizëm.

Historia e saj tregon se si UBT krijon bazën për suksesin profesional, duke e përgatitur studentin të integrohet menjëherë në tregun e punës dhe të kontribuojë pozitivisht në shoqëri.