Studentët e Arkitekturës në UBT, pionierë të inovacionit në urbanistikë – historia e suksesit të Yllka Pllanës

02/10/2025

Yllka Pllana, studente e programit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, tashmë është bërë pjesë e InstaBuilt, një nga fabrikat më të mëdha të ndërtimit të panelëve dhe ndërtimeve modulare në rajon, e cila po vendos standarde të reja në zhvillimin urban në Evropë dhe ShBA.

Si pjesë e këtij ekipi, Yllka kontribuon çdo ditë në projekte që eksportohen në Evropë dhe Amerikën Veriore, duke implementuar standardet ndërkombëtare KfW 40 dhe duke integruar teknologjinë më të avancuar off-site me parimet e dizajnit eco, bio dhe green. Për Yllkën, arkitektura nuk është vetëm formë, por edhe përgjegjësi ndaj mjedisit dhe komunitetit.

Ajo e sheh veten me krenari si pjesë e një kompanie që nuk është vetëm lider në ndërtimin modular, por që udhëhiqet nga një model biznesor shumë bashkëkohor të quajtur 5P.

“Si arkitekte në InstaBuilt, unë jo vetëm që projektoj shtëpi, por kontribuoj në ndërtimin e së ardhmes – një të ardhme më të gjelbër, më të zgjuar dhe më njerëzore”, shprehet Pllana.

Historia e Yllkës është një shembull frymëzues se si studentët e UBT-së mund të integrohen me sukses në tregun ndërkombëtar, duke sjellë inovacion dhe standarde të larta profesionale. Me përgatitjen dhe njohuritë e fituara në UBT, çdo student ka mundësi të ndërtojë një karrierë që jo vetëm i shërben vetes, por edhe komunitetit dhe mjedisit.