
UBT përgatit profesionistë të shëndetit – Studentja Shendrita Popaj histori suksesi
26/09/2025Shendrita Popaj, ish-studente e programit master Shkencat Paramjekësore në UBT, është punësuar si Infermiere në repartin e Emergjencës, një nga sektorët më sfidues dhe me përgjegjësi të lartë në sistemin shëndetësor.
Ajo thekson se përvoja e fituar në UBT, nga laboratorët modernë, praktikat profesionale dhe mentorimi nga profesorë ekspertë, ka qenë thelbësore për përgatitjen e saj si profesioniste.
“UBT më ka dhënë njohuri, aftësi dhe besim për të përballuar sfidat në terren. Sot ndihem e gatshme të kontribuoj në kujdesin dhe shpëtimin e jetëve në repartin e Emergjencës”, shprehet Popaj.
Ky sukses është edhe një dëshmi e faktit që mbi 98% e studentëve të UBT-së në fushën e Shkencave Mjekësore gjejnë punësim gjatë ose menjëherë pas përfundimit të studimeve, duke u bërë pjesë aktive e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe jashtë saj.