Rektori Hajrizi mban ligjëratë për diplomacinë moderne dhe teknologjitë e avancuara në Shkollën Diplomatike

23/09/2025

Me ftesë të Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mbajti ligjëratë në Shkollën Diplomatike, ku morën pjesë 45 diplomatë të huaj, me temën: “The Digital Frontier: Cybersecurity and AI in Shaping Modern Diplomacy”.

Ky sesion tërhoqi interes të veçantë, pasi Rektori Hajrizi trajtoi në thellësi se si teknologjitë e avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike, po transformojnë mënyrën se si e kuptojmë diplomacinë moderne. Duke u fokusuar mbi sfidat dhe mundësitë që ofron epoka digjitale, diskutimi nxiti reflektime kritike mbi rolin që teknologjia luan në strategjitë diplomatike dhe sigurimin e paqes së përbashkët në një botë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike.

Edicioni i sivjetmë zhvillon punimet nën temën qendrore: “Diplomacia në kohë sfidash globale – Siguria, Teknologjia dhe Ndryshimet Gjeopolitike”, duke reflektuar mbi sfidat dhe dinamikat aktuale në arenën ndërkombëtare.