
Studentët e Muzikës në UBT dhe profesori Blerim Emerllahu marrin pjesë në edicionin e 9-të të Festivalit të Klarinetës në Poloni
28/08/2025Tre studentë të Fakultetit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhmenti në UBT, Leona Ferati, Rinor Hasimi dhe Sunaj Qerimi, se bashku me profesorin Blerim Emërllahu, patën mundësinë të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës, në Rubnej të Polonisë, një nga aktivitetet më të rëndësishme në skenën evropiane të muzikës klasike.
Gjatë festivalit, studentët ndoqën ligjërata të nivelit të lartë nga profesorë dhe artistë të njohur ndërkombëtarisht, bashkëpunuan me solistë të famshëm dhe interpretuan në koncertet kryesore së bashku me studentë nga e gjithë Evropa. Kjo përvojë u ofroi mundësinë të thellojnë njohuritë teknike, të rrisin aftësitë interpretative dhe të krijojnë kontakte profesionale me artistë ndërkombëtarë.
Në këtë edicion mori pjesë edhe Prof. Blerim Emerllahu si solist dhe ligjërues, duke ofruar mbështetje dhe mentorim për studentët gjatë aktiviteteve të festivalit.
Ky përfaqësim i studentëve tregon qartë se UBT vazhdon të promovojë talentin dhe ekselencën artistike në arenën ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin profesional të studentëve dhe rritjen e prezencës së universitetit në evente prestigjioze kulturore.