
UBT – Lider në nxjerrjen e kuadrove profesionale në Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji: Pesë studente punësohen në SACH Corporation
14/08/2025UBT angazhohet që çdo student i Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë të ketë rrugë të sigurta drejt punësimit. Falë bashkëpunimeve strategjike me kompani vendore dhe ndërkombëtare, rreth 98% e studentëve tanë janë të punësuar pas diplomimit, ndërsa një pjesë e tyre fillojnë karrierën profesionale edhe gjatë studimeve.
Një shembull i qartë i këtij suksesi është partneriteti me SACH Corporation, kompani lidere në gastronomi dhe prodhimin e ushqimit, e cila ka hapur dyert për studentët e UBT-së, duke u ofruar mundësi për praktika profesionale dhe punësim të drejtpërdrejtë.
Pesë studentë dhe të diplomuar të Fakultetit janë aktualisht pjesë e kësaj kompanie:
Argjenta Thaqi, e diplomuar në Shkencat e Ushqimit, prej tre vitesh udhëheq me profesionalizëm Departamentin e Kontrollit të Cilësisë në njësinë Gastronomix të SACH.
Femijona Shala, e sapodiplomuar, punon si teknologe ushqimore në sektorin e prodhimit.
Orinda Restelica dhe Tuana Shameti, studente të vitit të dytë, kanë kombinuar studimet me punën praktike në sektorin e prodhimit.
Bashkëpunimet me kompani si SACH Corporation garantojnë vendet e praktikës, përgatitjen profesionale në ambiente prodhuese dhe rrjedhimisht kontrata pune në pozicione të teknologjisë ushqimore, kontrollit të cilësisë dhe menaxhimit të prodhimit — elementë kyç të punësimit të qëndrueshëm dhe adaptimit profesional.