Drin Grazhdani, nga UBT në Leiden University

21/08/2015

Drin Grazhdani, pas përfundimit të studimeve në Juridik në UBT tani i vazhdon studimet në Leiden University, në Holandë, në universitetin më të vjetër në këtë vend, të themeluar më 1575.

Në një intervistë për “UBT News”, Grazhdani thotë se angazhimi i tij do të ishte i pavlerë pa përkrahjen e UBT-së.


UBT News: Ju keni përfunduar studimet në UBT. Ndonjë përshtypje?

Drin Grazhdani: Kujtimet e mia në UBT si student lidhen me afërsinë e madhe me profesorët dhe stafin e UBT-së. Përkrahja e tyre nuk mund të zëvendësohet. Ata janë arsyeja e suksesit tim dhe eksperiencës time të mirë në UBT.


UBT News: Keni qenë student i dalluar në UBT, sa ju ka ndihmuar kjo në zhvillimin e mëtutjeshëm?

Drin Grazhdani: Studimet e mia në UBT më dhuruan dijen dhe eksperiencën e duhur që unë të jem i gatshëm të vazhdoj studimet në një ndër universitetet më të mira në botë. Besoj se UBT-ja që nga formimi është zhvilluar në hapa tepër të shpejtë, duke bërë që unë dhe shumë studentë të tjerë të pranohemi në universitetet më të mira në botë.


UBT News: Në çfarë mënyre ua ka hapur dyert UBT-ja?

Drin Grazhdani: UBT-ja më ka ndihmuar në të gjitha aspektet. Së pari më ka formuar si student që të jem i gatshëm për tregun e punës, për vazhdimin e studimeve, dhe për ballafaqimet në jetë që ne si studentë dhe individë mund t’i kemi.


UBT News: A keni hasur në ndonjë vështirësi gjatë kohës sa ishit student?

Drin Grazhdani: VĂ«shtirĂ«sitĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« ndryshme, duke marrĂ« parasysh synimet e mia, por stafi i UBT-sĂ« dhe profesorĂ«t ishin  ata tĂ« cilĂ«t mĂ« shtynĂ« pĂ«rpara drejt kalimit tĂ« kĂ«tyre sfidave dhe vĂ«shtirĂ«sive.


UBT News: Jeni pranuar në Leiden University, në Holandë, si e përshkruani atë moment?

Drin Grazhdani: Pranimi im nĂ« Leiden University ishte njĂ« ndĂ«r momentet mĂ« tĂ« mira dhe tĂ« lumtura nĂ« jetĂ«n time. Ëndrra ime ishte qĂ« tĂ« studioj nĂ« njĂ« ndĂ«r universitet mĂ« tĂ« mira nĂ« botĂ«. Por ajo qĂ« mĂ« bĂ«ri edhe mĂ« tĂ« lumtur Ă«shtĂ« pranimi nĂ« program tĂ« “avancuar” qĂ« ka dallim nga magjistraturat e rregullta qĂ« Universiteti i Leidenit ofron, duke mĂ« bĂ«rĂ« studentin mĂ« tĂ« ri nĂ« moshĂ« tĂ« pranuar nĂ« kĂ«tĂ« drejtim. NĂ« Programin Master i Avancuar nĂ« tĂ« DrejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare civile dhe komerciale pranohen vetĂ«m studentĂ« apo individĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« eksperiencĂ« tĂ« madhe nĂ« fushĂ«n e drejtĂ«sisĂ«. Sakrificat e mia dhe puna e madhe mĂ« bĂ«ri qĂ« Ă«ndrrĂ«n time ta arrij nĂ« kĂ«tĂ« moshĂ« kaq tĂ« re. Po ashtu jam shumĂ« krenar qĂ« studioj nĂ« njĂ« universitet ku Albert Einstein ka dhĂ«nĂ« mĂ«sim.


UBT News: A mendoni se vetëm falë angazhimit tuaj keni ardhur këtu ku jeni apo është dhe fakulteti?

Drin Grazhdani: Angazhimi im do të ishte i pavlerë pa përkrahjen e UBT-së. Fakulteti është në gjendje t’i dhurojë të gjitha vetëm e vetëm që ëndrrat e studentëve të bëhen realitet. Unë besoj se nuk jam i vetmi që kam pasur këtë eksperiencë duke marrë parasysh se ka edhe studentë të tjerë të cilët kanë kaluar në të njëjtën rrugë.


UBT News: Sipas Drinit, cilat komponenta e bëjnë një student të suksesshëm?

Drin Grazhdani: Unë besoj qe janë shumë tipare të cilat e bëjnë një student të dalluar dhe të suksesshëm. Disiplina, puna e madhe, sakrificat, vizioni i duhur, mosdëshpërimi nga dështimet e mundshme e bëjnë një student dhe individ të jetë i suksesshëm.


UBT News: Porosia juaj për studentët e UBT-së?

Drin Grazhdani: Porosia ime për studentët e UBT-së është që t’i ndjekin ëndrrat e tyre pa marrë parasysh sfidat të cilat mund të vijnë në rrugën drejt suksesit. UBT ofron edukim universitar tepër profesional, por nëse nuk angazhohemi atëherë askush nuk mund ta bëjë atë për ne. Besoj se edukimi është çelësi ynë drejt një të ardhmeje më të mirë. Sidoqoftë unë jam i gatshëm t’i këshilloj dhe të ndihmoj çdo student të UBT-së, prandaj shpresoj që studentët të mos hezitojnë të më kontaktojnë.