
UBT zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Universitetin Ondokuz Mayıs në Turqi
20/06/2025Gjatë kësaj jave, një delegacion nga UBT po qëndron në Universitetin Ondokuz Mayıs në Samsun të Turqisë, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility.
Delegacioni i UBT-së përbëhet nga:
Prof. Dr. Agron Thaqi – Dekan i Fakultetit të Shkencave të Sportit
Prof. Dr. Cengiz Çesko – Drejtor i Institutit të Forenzikës
Skender Ramadani – Përfaqësues i Zyrës së Studentëve
Bahti Sadiku – Menaxher
Gjatë kësaj vizite, janë zhvilluar një sërë takimesh dhe aktivitetesh akademike e institucionale të rëndësishme, të cilat kanë rezultuar me nënshkrimin e marrëveshjeve bashkëpunimi në disa fusha:
Në fushën e Shkencave të Sportit – Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dekanit të Fakultetit të Shkencave të Sportit në UBT, Prof. Dr. Agron Thaqi dhe homologut të tij nga Universiteti Ondokuz Mayıs, Prof. Dr. Murat Eliöz.
Në fushën e Forenzikës – Prof. Dr. Cengiz Çesko realizoi një takim zyrtar me Prof. Dr. Yildiray Topçu dhe Prof. Dr. İslam Saruhan nga Departamenti i Forenzikës në Ondokuz Mayıs, me qëllim zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe shkencore mes dy institucioneve.
Gjithashtu, Skender Ramadani dhe Bahti Sadiku zhvilluan takime të frytshme me përfaqësues të administratës së universitetit nikoqir për bashkëpunime të ardhshme ndërinstitucionale.
Në përmbyllje të vizitës, delegacioni i UBT-së u prit në një takim protokollar nga Pro-Rektorja e Universitetit Ondokuz Mayıs, Prof. Dr. Ayşe Pınar Sümer, e cila shprehu përkrahjen për thellimin e marrëdhënieve mes dy universiteteve.
UBT vazhdon të forcojë pozicionin e vet si lider në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, duke ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi akademik në skenën ndërkombëtare.