
Studentët e Arkitekturës në UBT vizituan universitetin e Arkitekturës dhe Dizajnit Kadir Has Universitesi në Stamboll
22/04/2015Studentët e Arkitekturës në UBT, të shoqëruar nga profesorët Ajhan Bajmaku dhe Muhamed Ahmeti vizituan universitetin më prestigjioz të Arkitekturës dhe Dizajnit “Kadir Has Universitesi” në Stamboll.
Ata u pritën nga dekani, prof.dr. Zuhal Ulusoy dhe u takuan edhe me drejtorin e departamentit, Ilhan Ersahi, si dhe morën pjesë në komisionin e mbrojtjes së temës së diplomës nga profesor dr.Oguz Bayrakci, ku edhe zhvilluan një diskutim lidhur me punimet dhe konceptet e projekteve.
Ata gjithashtu vizituan bibliotekën më të pasur në këtë rajon me librat e artit dhe të arkitekturës, pastaj vizituan Muzeun e Fakultetit, në të cilin shihen fotot e dy gërshetimeve të periudhës bizantine dhe otomane.
Studentët po kështu vizituan galerinë kontemporane Salt-Taksim, dhe muzeun dhe institutin më të njohur për hulumtime në artin kontemopran Galata Salt”, që ka bibliotekën më të pasur në Evropë, e udhëhequr Vasif Kortun.