
U publikua numri i ri i gazetës UBT News
06/04/2015
Është publikuar numri i ri i gazetës “UBT News”, i përgatitur nga studentët e drejtimit Media dhe Komunikim në UBT.
Temë bosht e numrit janë biznes-planet e punuara nga studentët e UBT-së, me përkrahja nga Ambasada e SHBA në Prishtinë. Një thirrje për angazhim, punë shkencore e hulumtuese, garë idesh për ta zhvilluar vendin. Një thirrje kundër largimit nga vendi… Lexoni në detaje cilat janë biznes-planet më të mira dhe si e mendojnë studentët përparimin dhe zhvillimin e vendit…
Mes të tjerash, në këtë numër mund të lexoni edhe:
- Edmond Hajrizi: UBT la prapa një vit shumë të mirë, po hyn në vitin e projekteve të mëdha të UBT-së
- Ardian Emini: UBT e vë studentin në plan të parë;
- Të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga drejtuesit e UBT-së, mësimdhënësit dhe studentët;
- Ligjëratat tematike të mbajtura në UBT;
- Marrëveshjet ndërkombëtare të UBT-së;
- Kush shkoi për studime e internship jashtë vendit;
- Kush janë ish-studentët e UBT-së, që tash drejtojnë biznese shumë të suksesshme;
- Lexoni esetë më të mira të studentëve;
- E shumë materiale të tjera…
Lexoni tekstet e studentëve:
Albina Zeneli, Besart Troshupa, Drin Jakurti, Edona Jerliu, Anisa Rada, Sherife Sokoli, Edita Bujupaj, Liridona Bytyçi, Flaka Jashari, Altin Ukshini, Adelinë Zogaj, Arbër Syla e të tjerë.
-
UBT News, Mars 2015
04 Prill 2015
UBT News, Mars 2015