
Koncert pianistik dhe ligjëratë në UBT – Një ditë e dedikuar artit dhe reflektimit
27/05/2025UBT ju fton të bëheni pjesë e një ngjarjeje të veçantë kulturore dhe akademike, e cila do të mbahet në ambientet e institucionit, ku do të ndërthuren muzika klasike dhe diskutimet mbi rrugëtimin artistik.
Pjesa I – KONCERT PIANISTIK
I ftuar special: YLL HALITI – Piano
Programi:
Vladimir Bortkiewicz – Etydë në Gis-mol, Op.15, Nr.6 (Sostenuto)
Ludwig van Beethoven – Sonatë për piano Op.57, Nr.26 në F-mol, “Appassionata”
Frédéric Chopin – Scherzo Op.20, Nr.1 në H-mol
Franz Liszt – Etydë Transcendentale Nr.11 “Harmonies du soir”
Pjesa II – LIGJËRATË dhe DISKUTIME
Ligjëruese: Prof. Ass. Dr. INDIRA ÇIPA
Tema: Formula-t e krijimit të artistit pianist
Kjo ligjëratë do të sjellë reflektime të thelluara mbi rrugëtimin dhe ndërtimin profesional të artistit pianist, duke u shoqëruar me diskutime dhe këshilla për studentët e muzikës dhe dashamirësit e artit.
Ju mirëpresim!