
Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT vizitojnë Panairin Ndërkombëtar EXPOKOS në Prishtinë
15/05/2025Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, të shoqëruar nga profesorët Visar Krelani, Muhamet Ahmeti, Blendian Nela dhe Gent Hasimja, zhvilluan një vizitë akademike dhe praktike në Panairin Ndërkombëtar EXPOKOS, i cili po mbahet në Prishtinë.
Kjo vizitë është pjesë e aktiviteteve praktike të organizuara nga fakulteti dhe kishte për qëllim thellimin e njohurive të studentëve rreth zhvillimeve më të fundit në sektorët e ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes dhe sigurisë. Studentët patën mundësinë të takojnë përfaqësues të kompanive lider në këto fusha, të njihen me produkte dhe teknologji bashkëkohore, si dhe të krijojnë kontakte profesionale me aktorët kryesorë të industrisë.
Përmes kësaj vizite, studentët jo vetëm që u ekspozuan ndaj përvojave reale të tregut, por edhe përfituan dije shtesë që ndërlidhin teorinë me praktikën – një komponent thelbësor i filozofisë akademike të UBT-së.
Pjesëmarrja e UBT-së në këtë panair është dëshmi e përkushtimit të për të sjellë cilësi, inovacion dhe standarde ndërkombëtare në fushat më të kërkuara të zhvillimit. UBT jo vetëm që edukon, por formon profesionistët e së ardhmes përmes një qasjeje moderne që bashkon teorinë me praktikën reale në industrinë vendore dhe globale.