
Stafi i UBT-së prezanton një model të ri për monitorimin bujqësor përmes dronëve dhe AI në FH Salzburg të Austrisë
13/05/2025Në kuadër të konferencës prestigjoze Austrian Robotics Workshop, zhvilluar në FH Salzburg të Austrisë, stafi i UBT-së: Ylli Rexhaj dhe Roni Kasemi prezantuan punimin e tyre inovativ me titull “DOPS – Drone Optimized Performance Score for Evaluating Real-Time Tomato Ripeness Detection”.
Ky punim sjell një qasje të re dhe të avancuar për monitorimin e pjekurisë së domates përmes përdorimit të dronëve të pajisur me sensore të avancuar dhe algoritme inteligjence artificiale.
Konferenca, që mbledh ekspertë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme të robotikës, automatizimit dhe inteligjencës artificiale, ofron mundësinë që punimet më të fundit shkencore të ndahen dhe diskutojnë me një audiencë ndërkombëtare.
Punimi i Rexhajt dhe Kasemit është një hap përpara në përdorimin e teknologjisë për përmirësimin e efikasitetit të bujqësisë dhe ofron një zgjidhje praktike për monitorimin në kohë reale të pjekurisë së domates, duke ndihmuar fermerët të përmirësojnë cilësinë dhe rendimentin e prodhimeve të tyre.