Studentët e Arkitekturës dhe të Ndërtimtarisë në UBT në vizitë studimore në disa vende të Evropës

29/12/2014

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe të Ndërtimtarisë në UBT zhvilluan kohë më parë një vizitë studimore në disa shtete të Evropës.

 

Të udhëhequr nga profesorët Dr. Muhamet Ahmeti dhe Dr. Ajhan Bajmaku, 77 studentë qëndruan për vizitë në Kroaci, Itali, Çeki, Austri dhe Slloveni.

Në nismë të vizitës, studentët qëndruan në qytetin e Dubrovnikut në Kroacia, ku vizituan qytetin e vjetër dhe disa galeri, për të vazhduar vizitën në qytetin Rijekës.

 

Gjatë qëndrimit në Itali, studentët fillimisht vizituan Bienalen e Arkitekturës në Venedik te Italisë. Ata vizituan shumë pavijone të shteteve të ndryshme, në veçanti atë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Pastaj studentët qëndruan edhe në qytetin e vjetër të Venedikut, ku vizituar objektet me rëndësi historike dhe arkitektonike, si dhe një kohë të caktuar e kaluan në sheshin e njohur “San Marko”.

Vizita vazhdoi në objektet e ndryshme ne Romë, ku studentët qëndruan në Fakultetin e Arkitekturës. Ata gjithashtu vizituan muzeun që gjendet afër këtij fakulteti dhe ku janë të ekspozuara vepra me vlera shumë të madhe artistike, piktura, skulptura e vepra të tjera artistike të periudhës së hershme të viteve 1800. Po ashtu, ata vizituan edhe Panteonin, një vepër shumë me vlerë artistike, po ashtu është vizituar edhe fontanën e dëshirave (Fontana di Trevi Roma).

 

Studentët vizituan edhe Koloseumin, qytetin e vjetër romak, Panteonin, si dhe një numër të madh të objekteve të tjera me rëndësi arkitektonike, bibliotekën në Romë, një nga projektet shumë me rëndësi dhe me vlerë, të projektuar nga arkitektja e njohur Zaha Hadid, muzeun Maxxi, gjithashtu edhe ekspozitën e interierit dhe dizajnit modern të interierit.

Ata vizituan edhe shumë objekte me rëndësi në Vatikan, si dhe realizua një vizitë në shumë objekte të rëndësishme në qytetin e Firencës.

 

Gjatë qëndrimit në Çeki, studentët vizituan një varg objektesh në qytetin e Pragës, si dhe realizuan një varg takimesh të rëndësishme.

 

Në Vjenë të Austrisë, vizita filloi me ligjëratat në Fakultetin Teknik, me profesorët Tomas Dilinger dhe Skender Kosumi. Më pas ata vizituan muzeun Mak, ku janë prezantuar punime të ndryshme si dhe pjesë të enterierit të periudhave të ndryshme historike, si dhe skulptura të artit kinez. Ata vizituan sheshin e rrugës “Marie Hilfe Strase” ku u trajtua çështja e përdorimit të materialeve për rregullimin e këtij sheshi.

 

Një ditë më vonë, studentët vizituan pallatin mbretëror Shenbrun, pastaj disa objekte në të cilat është kryer rivitalizimi, pastaj kampusi i Fakultetit Ekonomik të Vjenës, garazhet moderne nëntokësorë, si dhe objektin Hunderwaser.