
Studentët e Ndërtimtarisë në UBT vizituan fabrikën e përpunimit të ujit në Badovc
12/12/2014Studentët Fakultetit të Ndërtimtarisë në UBT vizituan sot fabrikën e përpunimit të ujit në Badovc.
Studentët, së bashku me përgjegjësin për programin e Ndërtimtarisë, dr. Muhamet Ahmeti dhe profesorin e lëndës së Hidraulikës, Ilir Avdullahu u njoftuan me punën që kryhet në këtë objekt me rëndësi tepër të veçantë.
Gjatë kësaj vizite, ata gjithashtu vizituan edhe tubacionin e pendës së liqenit, ku sot kanë filluar testimet hidraulike në tunelin e pendë.
Ata përcollën punimet në tubacionin në drejtim të stacionit të pompave, pjesën e vjetër të objektit ku bëhet përpunimi i ujit të pijes me të cilin furnizohen banorët e Prishtinës dhe të disa vendbanimeve të tjera. Gjithashtu, ata shikuan nga afër punimet që po bëhen në fabrikën e re të përpunimit të ujit, si dhe rezervuarët e trajtimit të ujit.