
UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SRMU nga India
28/04/2025Një moment kyç i Konferencës për Lidership në UBT, ishte ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis UBT-së dhe Shri Ramswaroop Memorial University (SRMU) nga India.
Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e edukimit dhe trajnimit të liderëve të ardhshëm, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e studentëve dhe akademikëve, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta për avancimin e politikave publike dhe lidershipit.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Er. Pankaj Agarwal, Kancelar i SRMU, nënshkruan marrëveshjen në një ceremoni solemne, e cila u pasua nga një diskutim i shkurtër rreth mundësive të reja që ky bashkëpunim do të hapë për të dyja institucionet.
Ky hap i rëndësishëm thekson angazhimin e përbashkët të UBT-së dhe SRMU-së për të krijuar mundësi për studentët dhe akademikët që të angazhohen në projekte ndërkombëtare dhe të kontribuojnë në zhvillimin e politikave që ndihmojnë në përmirësimin e sistemeve arsimore dhe të qeverisjes.