Studentët e psikologjisë eksplorojnë rolin e psikologut në shkolla

18/04/2025

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, nën udhëheqjen e profesoreshës Diana Sejdiu-Shala, realizuan një vizitë studimore në kuadër të lëndës “Psikologji e Edukimit”.

Vizita u zhvillua në shkollën “Gjimnazi i Specializuar Matematikor” në Prishtinë, në bashkëpunim me drejtoreshën e shkollës, Fahrije Latifi Retkoceri, dhe psikologen Fitore Azemi. Ato ndanë me studentët historinë, sukseset dhe përditshmërinë e institucionit arsimor.

Qëllimi i kësaj vizite ishte t’i ofronte studentëve një përvojë të drejtpërdrejtë me procesin edukativo-arsimor, si dhe me rolin e psikologut në shkollë – veçanërisht në një mjedis që promovon qasje moderne dhe të integruar në arsim.

Kjo përvojë u mundësoi studentëve të kuptojnë më mirë kontributin e psikologëve në ndërtimin e një ambienti të shëndetshëm dhe mbështetës për nxënësit, me fokus të veçantë në mirëqenien e tyre emocionale dhe sociale.