
Studentë dhe profesorë të Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë morën pjesë në Kongresin e 5-të Ndërkombëtar të Studentëve të Mjekësisë së Ballkanit
16/04/202550 studentë nga Fakulteti i Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë në UBT, nën udhëheqjen e Dekanit, Prof. Dr. Fisnik Laha, dhe me mbështetjen organizative të Prof. Dr. Cengiz Çesko, morën pjesë në Kongresin e 5-të Ndërkombëtar të Studentëve të Mjekësisë së Ballkanit (IBMSC), i organizuar nga Shoqata e Kërkimeve Shkencore të Universitetit Trakya (TÜBAT), i mbajtur në Universitetit të Trakisë në Turqi.
Gjatë kongresit, studentët patën mundësi të diskutojnë tema të ndryshme akademike, të ndjekin prezantime shkencore nga profesorë të njohur të mjekësisë në Turqi dhe të njihen nga afër me zhvillimet më të fundit në fushën biomedikale dhe bioteknologjike.
Pjesëmarrësit përfituan gjithashtu nga mundësia për shkëmbim idesh dhe përvojash me kolegë e akademikë nga vende të ndryshme të rajonit, duke forcuar kështu edhe më shumë rrjetëzimin ndërkombëtar dhe aftësitë e tyre profesionale.
Ky kongres dëshmoi edhe një herë përkushtimin e Fakultetit tonë ndaj përgatitjes cilësore të studentëve dhe përfshirjes aktive në ngjarje ndërkombëtare shkencore që ndikojnë në zhvillimin profesional dhe akademik të tyre.