UBT për herë të katër përfitues e projektit “ERASMUS MUNDUS” – “ GREEN TECH WB – GreenTech”

08/07/2014

Prishtinë 3 korrik 2014- UBT për herë të katër është përfituese  e  projektit të Bashkimit Evropian-   “ERASMUS MUNDUS  GREEN”, me theks të veçantë  projektit  “TECH WB -GreenTech: Smart and Green Technologies for Innovative and Sustainable Societies in Western Balkans”.

 

Nga ky  projekt  shumë studentë  të UBT, sikurse në vitet e kaluara  do të  fitojnë  bursa të plota studimi për vitin e ri akademik, dhe vitet në vijim,  2014-2018,   në të gjitha nivelet e studimit si bachelor, master,  doktoratë dhe të  postdoktoratë. Të cilët do të fillojnë mobilitetin e tyre  në universitetet më prestigjioze  të vendeve  të Bashkimit Evropian. 

 

Në kuadër të këtij përfshihen  37  universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre 22  vendet e Ballkanit, dhe 15 nga Evropa,   ndryshe  UBT është i vetëm privat nga Republika e  Kosovës dhe rajoni që është përfituese e  projektit në fjalë, i cili projekte është në vazhdimësi edhe  për  katër vitet e ardhshme për studentët e  UBT-së.

 

Partnerët  projektit ku mund të studiojnë studentët tanë janë si: European Universities Universidade de Vigo , Universidade do Porto,Universität Paderborn,  University of Ljubljana, University of Economics In Katowice, University of Split, University of Chemical Technology and Metallurgy, Universidad de León, Juraj Dobrila University of Pula ,University of Zagreb, University of Bordeaux ,Università Telematica Internazionale UNINETTUNO,Lodz University of Technology, Uniwersytet Gdański ,Vilnius Gediminas Technical University.

 

Përveç universiteteve,  në  projekt janë përfshirë edhe 10 institucione te ndryshme si ministri, laboratorë, institute hulumtuese , si:  Ministry of Education, Science and Technology of the Republic of Kosovo, Centre for Information and Recognition of Qualifications in Higher Education, Bosnia and Herzegovina,  Agency for development of higher education and quality assurance BIH, Erasmus Student Network Aisbl, Santander Group European Universities Network, Gdansk Science & Technology Park.