
UBT ricertifikohet për cilësi sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001: 2008
10/06/2014Prishtinë, 10 qershor 2014- Pas një auditimi të suksesshëm UBT është ricertifikuar për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas standardit të njohur ndërkombëtar ISO 9001:2008, edhe për tri vitet e ardhshme.
Kjo certifikatë është lëshuar pas auditimit dhe raportit pozitiv, nga zyrtarët e Institucionit “QUALITY AUSTRIA dhe The International Certification Network (IQNet).
Ky certifikim tregon se UBT i ka përmbushur të gjitha kriteret e këtij standardi në tërë sistemin e vet.
Vlen të theksojmë se UBT është i vetmi Institucion i Arsimit të Lartë në Ballkan, që ka arritur të marrë këtë certifikate nga viti 2007.
Vetëm 5% të universiteteve në botë thuhet se posedojnë Certifikatë nga ISO 9001.