
Profesorët nga Universiteti i Pekinit vizituan UBT-në
02/06/2014Prishtinë, 02 qershor 2014 – Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka pritën në një takim të veçantë profesorin e njohur kinez prof. dr. Shiming Fan, dhe kolegun e tij, nga Universiteti i Pekinit, nga shteti i Kinës.
Gjatë takimit, palët e të dyja vendeve biseduan për nisjen e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, me qëllim për ndërlidhjen e sektorit të arsimit në mes të UBT-së dhe Universiteti të Pekinit.
Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi, para mysafirëve, ka folur për zhvillimet dhe të arriturat e UBT-së dhe ka shprehur interesimin të zgjerimit të bashkëpunimit me partnerë nga Kina.
Prof. dr. Shiming Fan, dhe kolegu i tij, janë impresionuar nga faktet e treguara dhe gjetën mirëkuptimin e bashkëbiseduesit për ta nisë bashkëpunimin sa më parë.
Profesorët nga Kina, përveç takimeve dhe vizitës që i bënë UBT-së në Prishtinë, vizituan edhe disa qytete tjera në Republikën e Kosovë.