
Ambasadori i Holandës në Kosovë, z. Robert Bosch, në debat me studentët e UBT-së
21/02/2014Prishtinë, 21 shkurt 2014 – Fakulteti i Shkencave Politike, Fakulteti për Media dhe Komunikim dhe Fakulteti i Juridikut në UBT, më 25 shkurt 2014, organizojnë debat me temën “How can Kosovo speed up its EU integration process”, “Si mundet Kosova të përshpejtojë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, për të cilën do të flasë Ambasadori i Holandës në Republikën e Kosovë, z. Robert Bosch.
Ky debat do të mbahet duke filluar nga ora 14.00, në ambientet UBT-së , në Prishtinë, dhe mund të përcillet nga të gjithë të interesuarit.
Ftojmë përfaqësuesin e medias suaj ta përcjellë ketë ngjarje.