
Prof. Dr.-Ing. Thomas A. Bier nga Universiteti i Freibergut viziton UBT-në
18/02/2014Prishtinë, 16 shkurt 2014 – Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, profesori i njohur gjerman Prof. Dr.- Ing. Thomas A. Bier nga Universiteti i Freibergut , do të qëndrojë në Republikën e Kosovës nga data 17 deri më 20 shkurt, me ftesë të Presidentit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Prof. Bier, përveç vizitës që do t’i bëjë UBT-së në Prishtinë, Kampusit të ri në Lipjan, dhe vizitave në qytete tjera në Kosove, me datë 18 shkurt, në ora 13.30, do të zhvillojë edhe një ligjëratë tematike para studentëve dhe stafit akademik të UBT-së si dhe të interesuarve tjerë.
Në kuadër të vizitës do të bisedohet për zgjerimin e bashkëpunimit në mese dy institucioneve, shkëmbimit të dijës, përvojave dhe për ngritjen e bashkëpunimit sidomos në pjesën e punës praktike-laboratorike.