
Qendra e Karrierës e UBT viziton maturantët në Rahovec për t’iu ofruar mundësi të reja akademike
27/02/2025UBT vazhdon angazhimin e saj për t’u ofruar të rinjve mundësi të avancuara arsimore dhe profesionale. Në kuadër të aktiviteteve informuese, Qendra e Karrierës e UBT zhvilloi një vizitë në Shkollën e Mesme të Lartë “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec dhe Shkollën “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe, ku maturantët patën mundësinë të njihen nga afër me programet akademike dhe mundësitë unike që ofron UBT.
Gjatë sesionit informues, u prezantuan programet më të avancuara të studimit, të cilat janë të përshtatura me kërkesat e tregut të punës dhe zhvillimet më të fundit shkencore. Një fokus i veçantë iu kushtua edhe bursave Erasmus+, të cilat u japin studentëve mundësinë për mobilitete ndërkombëtare në disa nga universitetet më prestigjioze të Evropës.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe një diskutim interaktiv me maturantët, të cilët u interesuan për kushtet e pranimit, mundësitë e karrierës pas diplomimit, si dhe avantazhet e studimit në një institucion lider si UBT.
UBT vazhdon të jetë zgjedhja e parë e mijëra të rinjve që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme përmes studimeve cilësore dhe mundësive të shumta për zhvillim profesional.