UBT zgjeron bashkëpunimin me Kolegjet Universitare në Poloni

10/10/2013

Prishtinë, 10 tetor 2013 –  Në kuadër të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit,  që UBT  i ka me universitete nëpër  botë dhe Evropë, gjatë këtyre ditëve një delegacion nga Kolegji Universitar “Paweł Włodkowic” nga Polonia i prirë nga Prof.  dr.  Andrzej  Straszak, Drejtori  i zyrës për marrëdhënie me jashtë  Piotr Nasiadko dhe drejtori financiar i Kolegjit, qëndroi  për vizitë dy ditore në Kosovë, gjegjësisht në UBT, për të vazhduar dhe zgjeruar bashkëpunimin ndërinstitucional, bazuar në marreveshjen e bashkëpunimit që është nënshkruar kohë më parë,  në mes të UBT-së dhe Kolegji universitar “Paweł Włodkowiec” në Poloni.

 

Me këtë rast, delegacioni nga Kolegji Universitar polak u prit nga Presidenti i UBT-së, prof.  dr.  Edmond Hajrizi,  Drejtori për çështje akademike në UBT, prof.  dr. Ibrahim Krasniqi dhe Drejtori  i zyrës për marrëdhënie  ndërkombëtarë Lulzim Beqiri. Gjate takimeve me delegacionin nga Kolegji universitar “Paweł Włodkowic” nga Polonia,  në ambientet  e UBT-së,  u prezantuan  te arrituart dhe zhvillimi i Kolegjeve përkatëse dhe në parim u pajtuan që të ftohen  të gjithë profesorët dhe studentët e dy institucioneve në fjalë për të qenë pjesë e programeve të përbashkëta të cilat ata i prezantuan.

 

Më  konkretisht  marrëveshja në fjalë do te mundësoje  shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, të organizojmë seminare të perbashketa dhe takime tjera akademike për çështje shkencore dhe hulumtuese, zbatimin e përbashkët të programeve studimore, konferenca,  aktivitete lidhur me kurset dhe akademike verore përkatëse dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

 

Perveq tjerash mysafirët nga Polonia së bashku më menaxhmentin e lartë të UBT-së e kanë vizituat kampusin e ri të UBT-së, mjediset mësimore, laboratorët dhe infrastrukturën përcjellëse duke shprehur admirim për të arriturat e UBT-së në rrugën e zhvillimit dhe rritës akademike. Shumë shpejt pritet që studentët e të dyja institucioneve të përfitojnë nga marrevshja dhe bashkëpunimi i arritur.