
Nisi punimet e Akademia për trajnimin dhe akreditim të eksperteve pë tërheqjen e invesitorëve
12/11/2012
Prishtinë, 8 nëntor 2012- “Quality Kosova” në bashkëpunim me “ Czech INVENT” nga Republika Çeke, sot në ambientin e hotelit “Nartel”, hapën Akademinë dy ditore, për trajnimin dhe akreditim të eksperteve lokal, për tërheqje dhe promovim të investimeve më të rëndësishme, për zhvillim lokal në Republikën e Kosovës.
“Quality Kosova” në bashkëpunim me partnerët “Czech INVENT – Technology Agency” nga Republika Çeke, në kuadër të kësaj Akademie organizoi trajnimin fillestar me temën “ Investimet e huaja direkte”.
Përveç partnereve implementues, ky aktivitet mbështetët nga Ministria e Jashtme e Republikës Ceke, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës ( MAPl ), dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), qoftë përmes ndihmës financiare në formë grandi apo mbështetje logjistike në realizimin e projektit.
Në emër të “Quality Kosova”, trajnimin e hapi Dr. sc. Ibrahim Krasniqi, i cili të pranishmeve u uroi mirëseardhje, dhe sqaroi në pika të shkurtra për të mirat që ka me sjell kjo Akademie për pushtetin lokal në Republikën e Kosovë. Ai falënderoi partnerët ceke për sjelljen e përvojave në këtë fushë ndërsa në mënyrë të veçantë falënderoi mbështetje e projektit, Ministrinë e Jashtme Ceke, MAPl dhe AKK.
Trajnimi “Investimet e huaja direkte”, u dedikohet zyrtarëve të komunave të republikës së Kosovës, dhe do të zhvillohet si : në module, trajnim individual, vizita studimore në Republikën Ceke, dhe trajnimi përfundon në muajin qershor të vitit 2013, dhe të gjithë pjesëmarrësit i nënshtrohen testit dhe preznetimit të dijeve të fituara më të cilin rast ata do të akreditohen ne cilësinë e eksperteve për tërheqje dhe promovim të investimeve në nivel lokal në Republikën e Kosovës.
Gjatë vizitës studimore në Republikën e Çekisë, të pranishmit kanë me pas mundësi që për së afërmi t’i identifikojnë nevojat dhe kërkesat për përmirësimin e klimës së investimeve të huaja dhe të marrin kontakte direkte për tërheqje të investitorëve potencial.
Po ashtu trajnuesit janë eksperte të njohur nga ” Czech INVENT”- Republika e Çekisë, ndërsa pjesëmarrësit e kësaj akademie janë nga Komuna e Novobërde, Ranillug, Istog, Vushtrri, Kaçanik, Rahovec, Hani Elezit, Lipjan, Shtime, Mitrovice, Gjilan, Podujeve, Junik, Fushe Kosove, Prizren , AKK dhe MAPL.
“Quality Kosova”, është themeluar dhe është pjesë e UBT dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality). Quality Kosova funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.