
U inaugurua objekti i Universitetit për Biznes dhe Teknologji
27/10/200427 nëntor – Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Rexhep Osmani dhe Presidenti i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), prof. dr. Edmond Hajrizi, me prerjen e shiritit, inauguruan objektin e ri të UBT-së në Prishtinë.
UBT nga të pranishmit u cilësua shumë i rëndësishëm për zhvillimin profesional të studentëve kosovarë dhe për sjelljen e përvojës ndërkombëtare.
Edmond Hajrizi, Presidenti i UBT-së, me këtë rast tha se programet e UBT-së sjellin në Kosovë studime ndërkombëtare dhe interdisiplinare, të cilat janë në përputhmëni të plotë me sistemin e Bolonjës, kanë qasje praktike dhe shkencore, të cilat studentëve u garantojnë të arritura shkencore dhe profesionale konform kërkesave të tregut të punës dhe trendeve bashkëkohore”.
“Drejtimet tona të studimeve njihen si punëtori të karrierës, të cilat janë të njohura edhe ndërkombëtarisht për cilësinë e arsimit profesional dhe dallimi në mes të studentëve kosovarë dhe të huaj, përmes UBT-së, do të jetë i vogël“, tha z. Hajrizi.
Kurse Ministri i Arsimit, Rexhep Osmani tha: “Jam i kënaqur që bazat e ligjit të arsimit privat po zbatohen dhe po zhvillojnë kapacitete profesionale. UBT-ja është një siguri që gjeneratat e reja të vihen në kontakt me dijet dhe standardet evropiane”.