Zëvendësambasadori i Norvegjisë për Kosovën Jon Hansen dhe delegacion nga Universiteti Gjovik vizituan UBT

01/07/2013

UBT në vazhdimësi  bashkëpunon  me Universitetin  Gjovik  në Norvegji

 

Prishtinë,  1 korrik  2013 –  Zëvendësambasadori i Norvegjisë  për Kosovën Jon Hansen,   me një   delegacion nga Universiteti Gjovik në Norvegji, i prirë nga rektori  prof. dr.  Jørn Wroldsen   dhe menaxhmenti  i  këtij universitetin,  në fund të javës së kaluar  vizituan  UBT-në  dhe u  takuan  me stafin akademik dhe me  presidentin e këtij institucioni  prof. dr.  Edmond  Hajrizin,  për  të filluar më  konkretisht bashkëpunimin ndërinstitucional.`

 

Me këtë rast, presidenti i UBT-së  prof. dr.  Edmond Hajrizi, së bashku me delegacionin nga Universiteti Gjovik,  dhe nga zëvendësambasadori  për Kosovën Jon Hansen, në lokalet e UBT, në Prishtinë  biseduan   zyrtarisht  me të gjithë profesorët vendorë dhe ndërkombëtare  për të qenë pjesë e programeve të përbashkëta studimore të cilat i kanë aktuale dhe për projekt tjera më të rëndësishme.

 

 

Më konkretisht  me këtë universitet UBT bashkëpunimi e ka filluar  tri vite më parë përmes projektit Academic Exchange for Progress (AEP ), i financuar nga Qeveria Norvegjeze, dhe nga ky projekt përfitojnë  stafi akademik dhe studentët e UBT, në të gjitha nivelet e studimit dhe partneri akademik nga Norvergjia është Gjøvik University College. Ky projekt ka për qëllim avancimin në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.  Vlen të theksohet se UBT është institucioni  i vetëm privat nga Republika e Kosovës dhe rajoni që është përfituese  nga ky projekt.

 

 

Durim Jusaj dhe Lavdim Menxhiqi, janë përfitues të këtij projekti, të cilët  dy vitet e para të studimeve i ka përfunduar në Departamentin Shkenca Kompjuterike në UBT, kurse vitin e fundit në Universitetin Gjøvik në Republikën e Norvegjisë, në Departamentin e Shkencave Kompjuterike.